info@prespanationalpark.gov.al

Macja e egër (Felis sylvestris) fotografohet për herë të parë në Parkun Kombëtar të Prespës!

|Komentet Janë C'aktivizuar

(Gorica e Vogel/Korca) Cdy00013Një studim për monitorimin e jetës së egër zbuloi për herë të parë me anë të fotografimit macen e egër (Felis silvestris) dhe vërtetoi praninë e saj në Park. Macja e egër është fotografuar në shumë  kamera duke dhënë arsye për të menduar se ekziston një popullatë vitale e saj ne Park.

Për këtë, më shumë punë kërkimore është e nevojshme për të vlerësuar madhësinë e popullatës dhe shpërndarjen e saj. Në pyjet dhe kullotat e  Parkut Kombëtar të Prespës janë instaluar 11 kamera kurth për monitorimin e jetës së egër. Distanca midis kamerave ka qenë përafërisht 1.5 km.

Studimi ka grumbulluar rezultate të mira me një numër të madh dhe të ndryshëm fotografish të specieve të jetës së egër  ndër të tjera përveç Felis silvestris, edhe Martens foina (Kunadhja), Meles meles (Baldosa), Vulpes vulpes (Dhelpra), Susscrofa (Derri i egër), Lepus europaeus (Lepuri i egër), Canis lupus (Ujku), Ursus arctos (Ariu), Capreoluscapreolus (Kaprolli) etj. Për më tepër, edhe pse Rrëqebulli i Ballkanit nuk është fotografuar deri më tani, prania e presë së tij siç është kaprolli, ariu i murrmë, dhelpra e egër dhe kunadhja, ngrejnë hipotezën se është vetëm çështje kohe deri sa rrëqebulli të shfaqet, duke qenë se këto kafshë janë pjesë e rëndësishme e dietës së tij. Prania e presë së Rrëqebullit të Ballkanit shërben si një indicator i rikthimit të Rrëqebullit të Ballkanit në këtë zonë në një të ardhme të afërt.

Studimi i monitorimit ekstensiv me kamera kurth u realizua nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), në bashkëpunim me Administratën e Parkut Kombëtar dhe me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit në Shqipëri dhe KfW në Gjermani.

Përgatitur nga :
Bledi Hoxha
Kërkues Shkencor, PPNEA

Numerimi Vjetor Nderkombetar i Shpendeve ne liqenet Oher-Prespe

|Komentet Janë C'aktivizuar

Numerimi i shpendeve ne liqenet Oher-Prespe eshte nje aktivitet vjetor nderkomebetar qe angazhon se bashku kundrues te shpendeve nga anetaret e PrespaNet (SPP, MES, PPNEA), per te numeruar shpendet ne menyre qe te krijohet nje panorame e perditesuar e popullates se shependeve ne liqenet e Prespes. Ky aktivitet nisi te zhvilohet per here te pare ne vitin 1997 dhe perfaqeson nje aktivitet shkencor shume te rendesishem ornitologjik per rajonin e Ballkanit. Pervec perspektives shkencore, ky aktivitet ndihmon ne perforecimin e bashkepunimit nderkufitar ne liqenet e Prespes, rrit bashkepunimin shkencor midis institucioneve dhe NGO-ve te tre vendeve fqinje dhe sherben si nje aktivitet i rritjes se ndergjegjesimit tek banoret lokale te liqeneve te Prepses.

Parku Kombetar i Prespes ofron njembedhjete shtigje natyrore per vizitoret

|Komentet Janë C'aktivizuar

Ne territorin e Parkut Kombetar te Prespes jane shenjuar njembedhjete shtigje per tu ngjitur ne mal. Vizitoret jane te mirepritur qe te perjetojne natyren dhe egersine e maleve qe gjenden perreth liqenve te Prespes.
Per me shume informacion, ne zyrat e Parkut Kombetar te Prespes ne Goricen e Vogel (Dolna Gorica) mund te gjeni harten e detajuar (ne versionin Anglisht dhe Shqip).

E-Mail: nationalparkprespa@gmail.com

Njoftim për festën e pijes së verës

|Komentet Janë C'aktivizuar

img_pressRelease

Në datën 5 Dhjetor 2014, Parku Kombëtar i Prespës në bashkëpunim me Rrjetin e Shoqatave për Mbrojtjen e Natyrës organizon festën tradicionale të pijes së verës dhe promovimit të produkteve të zonës.

Festa fillon në orën 11:00.

Jeni të mirëpritur të merrni pjesë në këtë aktivitet!

Njoftim për shtyp: 15 Prill 2014, Shoqata për Mbrojtjen e Prespës merr edhe njëherë çmimin ‘’Më e Mira e më të Mirave’’

|Komentet Janë C'aktivizuar

img_pressRelease

Shoqëria për Mbrojtjen e Prespës merr edhe njëherë çmimin ‘’Më e Mira e më të Mirave’’
Ndarja e çmimeve për projektin më të mirë nga ana e Komisionit Europian, këtë herë u kurorëzua me fitoren e Shoqërisë për Mbrojtjen e Prespës (SPP), e cila mori për të dytën herë vlerësimin si ‘’Më e Mira e më të Mirave’’. Ky çmim erdhi natyrshëm si pasojë e zbatimit të suksesshëm të projektit ‘’Peshqit, Peshkimi dhe Politikat Europiane në Basenin e Prespës’’. Projekti në fjalë u realizua në kuadër të projekteve LIFE, të cilat kanë për synim konservimin e llojeve, habitateve dhe të proceseve natyrore duke bërë të mundur komunikimin e informacionit të nevojshëm.
Liqenet e Prespës janë të mirënjohura për praninë e lartë të shpendëve, por shumë pak të njohura për ekzistencën e peshqve të rallë, edhe pse falë kësaj të fundit janë pjesë e dymbëdhjetë ligatinave më të rëndësishme të Mesdheut. Megjithatë mbrojtja e liqeneve të Prespës ka rëndësi kyçe për konservimin e biodiversitetit dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të Prespës.
Ky projekt u bazua në informimin e njerëzve në lidhje me vlerat dhe kërcënimet e peshqve të rrallë të liqeneve të Prespës dhe nëpërmjet informimit u synua nxitja e qasjeve konservuese dhe rritja e pjesëmarrjes aktive të autoriteteve lokale dhe grupeve të tjera të interesit. Për ta bërë publikun më të vetëdijshëm rreth pasurive natyrore që karakterizojnë të dy liqenet e Prespës u bënë disa aktivitete për t’i komunikuar informacionin e nevojshëm. Kështu, përveç takimeve të veçanta dhe lobimeve përkatëse të promovimit të masave konkrete, u përdorën edhe kanalet e tjera të komunikimit si botimi ’’Llojet e Peshqve dhe Peshkimi i qëndrueshëm në Prespë’’, Televizioni, Radioja, ekspozitat shëtitëse në pika të caktuara të Greqisë, fletëpalosjet dhe një film dokumentar. Përdorimi i mjeteve të sipërpërmendura të komunikimit solli më pranë njerëzve mundësinë e diskutimit të çështjeve të peshkimit të qëndrueshëm dhe të mbrojtjes së popullatave të peshqve.
Vlen të theksohet se Shoqëria për Mbrojtjen e Prespës është vlerësuar edhe herë të tjera. Në vitin 2009 ka marrë po të njëjtin çmim (‘’më e mira e më të mirave’’) në nivel Europian për zbatimin e suksesshëm të projektit LIFE ‘’Dhënia e përparësisë së mbrojtjes së llojeve të shpendëve të Liqenit të Prespës së Vogël’’. Janë pesë ose katër projekte në vit të zgjedhura nga gama e të gjitha projekteve të zbatura si pjesë të programit financues LIFE të Bashkimit Europian, të cilat kanë fatin të nderohen me çmim nga ana e Komisionit Europian. Për dhënien e këtij shpërblimi gjykohet shkalla e menaxhimit dhe zbatimit të projektit duke marrë si pikënisje propozimin origjinal dhe rezultatet përkatëse.
Për të dyja këto projekte është dashur nevoja e bashkëfinancimit, të cilën Shoqëria për Mbrojtjen e Prespës e ka siguruar nga fondet private. Në një kohë kur mungesa e transparencës së disa prej organizatave jo-qeveritare (OJQ) në Greqi ka ngritur hijet e dyshimit edhe ndaj OJQ-ve të cilat funksionojnë në përputhje me ligjet në fuqi dhe në emër të shoqërisë civile, marrja e çmimeve të tilla rithekson rëndësinë e asaj që përfaqësojnë OJQ-të.
Biologia Myrsini Malakou, drejtoresha e Shoqërisë për Mbrojtjen e Prespës u shpreh në këtë mënyrë: ‘’Me marrjen e këtij çmimi ne jemi dyfish të kënaqur. Jo vetëm sepse është hera e dytë që marrim këtë lloj vlerësimi nga ana e Komisionit Europian, por edhe sepse në kushtet aktuale të një klime nënvlerësuese ndaj rolit të shoqërisë civile, ky çmim është dëshmia e një pune të palodhur, pa publicitete, e cila ka gjetur mbështetje tek shoqëria dhe që është shquar ndërkombëtarisht.
Prandaj ndihem krenare për Shoqërinë e Mbrojtjes së Prespës dhe për të gjitha ato OJQ që punojnë në mënyrë transparente dhe që operojnë në Greqi, të cilat sigurojnë kontribute të rëndësishme për shoqërinë tonë, secila në punën e vet. Gjejmë rastin të falenderojmë të gjitha institucionet lokale, duke filluar me Bashkinë e Prespës, shkollën fillore të Agios Germanos-it, inspektoriatet e peshkimit, Fondacionin për Natyrën – MAVA, i cili ka vite të tëra që mbështet punën tonë, si edhe të gjithë banorët e Prespës që ndihmuan në realizimin e këtij projekti’’.
Për më shumë informacion:
Marianna Vlassi, Kordinatore e Komunikimit, Shoqëria për Mbrojtjen e Prespës, +306947692357

Sempervivum galicicum (Smith) Micev. (Syn. Sempervivum ciliosum)

Sempervivum galicicum
Shpërndarja në PKP: Mali i Thatë dhe mali Ivan, nga 1100 deri në 2200 m. m.n.d.

Micromeria kosaninii Šilić

|Komentet Janë C'aktivizuar

Micromeria kosaninii Šilić
Shpërndarja në PKP: Shpatet jugorë të Malit të Thatë

12