info@prespanationalpark.gov.al

VEGJETACIONI I PARKUT KOMBËTAR TË PRESPËS

Zona e Dushqeve, që shtrihet në lartësinë 850 – 1200 m mbi nivelin e detit, përfshin një pjesë të madhe të Parkut Kombëtar të Prespës. Në këtë zonë është tipike dominanca e disa specieve të dushqeve si bulgri (Quercus trojana), bungëbuta (Q. pubescens), shparthi (Q. frainetto), qarri (Q. cerris), etj. Këta lloje shoqërohen nga lloje drusore shkurresh si shkoza (Carpinus betulus), mëlleza ( Ostrya carpinifolia), frashëri i bardhë (Fraxinus ornus), murrizi (Crataegus monogyna), thana (Cornus mas), lajthia (Corylus avellana), lajthia e egër (C. colurna), etj.

Pyjet e dushqeve të Parkut Kombëtar të Prespës janë shumë të degraduar për shkak të ndërhyrjes së njeriut. Degradimi lidhet me shfrytëzimin (e paligjshëm) te pyjeve dhe (mbi-) kullotjen e vazhdueshme. Formacioni me bush (Buxus sempervirens), qe është rezistent ndaj kullotjes se blegtorisë dhe qe mund te mbijetojnë ne kushtet e varfërimit te tejskajshëm te tokës nga humusi, janë stadi i fundit i degradimit te pyjeve te dushqeve. Ky formacion mund te gjendet nga Podgoria, Qafe Zvezda deri ne Rakickë dhe Cerje, ne afërsi te kufirit me Greqinë. Në këtë zonë, në tokat e thata dhe kryesisht ne shpatet e me kundrejtimi jugor, haset formacioni i veçantë i pyjeve me venjë (Greek Juniper forest formation) që formohen nga Juniperus excelsa. Ky formacion mund te haset ne kodrat afer fshatrave Kallamas dhe Gollomboç. Ky formacion ka qene shoqerim klimaks ne ishullin e Maligradit, por aktualisht atje është zhdukur.

Zona e pyjeve me Ah dominohet nga Fagus sylvatica dhe është zona më natyrore nga të gjitha zonat aktuale të bimësisë, për arsye se ndikimi i njeriut ka qenë fokusuar kryesisht në prodhimin e druve të zjarrit. Këta pyje janë përdorur më pak për kullotje për shkak të lartësisë së madhe nga niveli i detit dhe nevojave për dru zjarri. Pyjet e ahut përngjajnë me vegjetacionin klimaks natyror të kësaj zone. Pylli i ahut, në dallim nga pyjet e dushqeve, ka prodhimtari më të lartë kur trajtohet me prerje selektive, ndërsa prerjet rah ne sipërfaqe të mëdha ulin prodhimtarinë e pyjeve. Çeltirat e kësaj zone pyjore po mbulohen gradualisht me bimësi nga stadi i suksesioni të dëllinjave, për shkak se ahu nuk mund të mbijë në kushtet e dritësimit të plotë dhe kërkon hijezim për t’u rritur. Në veçanti në pjesën e sipërme të zonës aktuale të ahut grumbujt pyjorë janë të fragmentuar. Në disa pjesë të Parkut Kombëtar të Prespës pylli i ahut po degradohet për shkak të presionit nga prerjet e paligjshme për dru zjarri dhe nga mbikullotja.

Shumica e sipërfaqes mbi 1650 m nga niveli i detit është e mbuluar nga kullotat e livadhet malore sub-alpine. Vetëm disa vatra me ahishte dhe disa grumbuj me drurë të rinj rrobulli (Pinus heldreichii) janë të pranishme në këtë zonë deri në lartësinë 1990 m nga niveli i detit. Për shkak të mungesës së drurëve të vjetër të rrobullit dhe proceseve të suksesioni të ngadalshëm të grumbujve të rrallë të ahut, kullotat malore sub-alpine përngjasojnë me një vegjetacioni sub-klimaks. Pyje të fragmentuar rrobulli gjenden vetëm në krahun verior të majës Magaro në anën e Maqedonisë. Ky tip pylli ka një tendencë shtrirje shumë të ngadaltë, çka do të thotë se pa ushtruar ndërhyrje nga ana e njeriut, pritet që kullotat e kësaj zone të jenë të qëndrueshme për një kohë shumë të gjatë

FAUNA E PARKUT KOMBËTAR TË PRESPËS

Parku Kombëtar i Prespës Park u krijua për shkak të larmisë së lartë të llojeve në të. Brenda kufijve të Parkut Kombëtar gjenden dhe riprodhohen 132 lloje shpendësh që folezojnë në livadhet alpine, pyjet, kullotat, në brigjet liqenore me kallamishte dhe në tokat e kultivuara dhe madje edhe në banesat brenda fshatrave. Midis këtyre lloje zogjsh gjenden specie që janë të rrezikuara në nivel global dhe rajonal. Liqenet gjithashtu janë habitate të rëndësishme për të dy llojet evropiane të pelikanit: pelikanit kaçurrel dhe atij dalmat (Pelecanus crispus dhe P. onocrotalus), që ushqehen me peshk. Brezat me kallamishte rreth bregut të liqenit janë vende të rëndësishme të shumimit për bilbilthat e ujit (Acrocephalus sp.) dhe çapkat. Në sipërfaqen e mbuluar me kallamishte të Parkut Kombëtar të Prespës në Shqipëri folezojnë e shumohen shtatë lloje çapkash.

Gjatë sezonit të dimrit të tre liqenet janë njësoj të rëndësishëm për mijëra shpend shtegtarë që vijnë nga vendet e tyre të shumimit nga rajonet paleoarktike për të kaluar dimrin në Ohër dhe në liqenet e Prespës.

Për shkak të origjinës së tyre tektonike dhe të izolimit të tyre për miliona vjet në këta liqene është zhvilluar një faunë e veçantë dhe unike. Ndërmjet llojeve të peshqve gjenden shtatë specie endemike të cilat mund të gjenden vetëm në liqenet e Prespës dhe askund tjetër në botë. Ky fakt i jep të Parkut Kombëtar një përgjegjësi të veçantë për të ruajtur këto thesare natyrore.

crap_fish

LLOJET E PESHQVE TË PARKUT KOMBËTAR TË PRESPËS

Ekosistemet ujore të rajonit janë të pasura me specie endemike të tilla si Mërena e Prespës (Barbus prespensis), Njile e Prespës (Chondrostoma nasus prespensis) dhe të tjera. Nga 12 specie peshqish vendase të identifikuara, katër lloje (Barbus prespensis, Chondrostoma prespensis, Chalcaburnus belvica, dhe Gobitis meridionalis) dhe tetë nën-lloje janë endemike të liqeneve të Prespës apo të Ballkanit. Shtatë prej tyre janë konsideruar si të përkeqësuara ose të kërcënuara (të rrezikuara apo të rrezikuara në mënyrë kritike). Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur të dhënat për peshqit dhe tregues të ndryshëm në lidhje me to.
Nr. Llojet Origjina Lista e Kuqe IUCN Aneksi i Konventës së Bernës Lista e Kuqe Shqipëri Hera e parë/e fundit e vrojtimit në pjesën shqiptare të liqeneve
1 Anguilla anguilla Autokton VU 1996
2 Alburnoides prespensis Autokton VU
3 Alburnus belvica Autokton CR
4 Barbus prespensis Autokton VU LRcd
5 Carassius gibelio Jo autokton 1973
6 Chondrostoma prspense Autokton
7 Cobitis meridionalis Autokton VU & LRlc
8 Cyprinus carpio Jo autokton DD
9 Ctenopharyngodon idella Jo autokton 1979
10 Gambusia holbrooki Jo autokton LRlc 2006
11 Hypophthalmichthys militrix Jo autokton 1979
12 Lepomis gibbous Jo autokton 1996
13 Pelasgus prespensis Autokton EN
14 Pseudorasbora parva Jo autokton 1998
15 Rhodeus amarus Jo autokton VU 1992
16 Rutilus prespensis Autokton LC
17 Salmo letnica Jo autokton DD VU 1982
18 Salmo peristericus Autokton EN
19 Silurus glanis Jo autokton LC & 1996
20 Squalius prespensis Autokton LC
21 Tinca tinca Jo autokton LC 1998
22 Prabramis pekinensis Jo autokton 1979
23 Onchorynchus mykiss Jo autokton 1979
TOTAL 23 lloje
Peshku është një faktor i rëndësishëm ekonomik për krejt rajonin. Megjithatë rezerva peshkore në liqen është e rrezikuar për shkak të peshkimit në rritje, futjes të llojeve jo autoktone të peshqve dhe mangësive në zbatimin e rregulloreve specifike të legjislacionit shqiptar të peshkimit për menaxhimin e liqenit të Prespës.