info@prespanationalpark.gov.al

Organizata e Marketingut e Prespës u krijua dhe u regjistrua si një shoqatë vendimmarrëse, pas një procesi kosultues dhe gjithëpërfshirës. Shoqata përbëhet nga tre grupe prodhuesish: bletërritësit, peshkatarët dhe mbledhësit e bimëve mjekësore.

Peshku është një produkt tipik i prodhuesve lokalë që shitet në marketet vendase dhe nëpër restorante. Në Prespë ekzistojnë rreth 100 peshkatarë të liçensuar. Edhe pse jo të gjithë peshkatarët janë pjesë e OMP-së, ata mund të binden që të jenë pjesë e saj, sapo rezultati i parë pozitiv të arrihet lidhur me përmirësimin e të ardhurave.

Kryetari i Shoqatës së Marketingut është një bletërritës. Shumë gra që merren me rritjen, mbledhjen, tregtimin dhe shitjen e bimëve mjekësore iu bashkuan OMP-së. Ndërkohë, 30 gra kanë shfaqur gatishmërinë e tyre për tu anëtarësuar në Shoqatën e OMP-së.

Organizata e Marketingut të Prespës do të ndihmojë prodhuesit lokalë që të nxjerrin produktet e tyre në treg, për t’i reklamuar produktet e Parkut Kombëtar si të prodhuara në mënyrë të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin.