info@prespanationalpark.gov.al

Përmirësimi i organizimit për zhvillimin social-ekonomik


Ky projekt mbeshtetet nga KFW dhe zbatohet nga CNVP (Connecting Natural Values and People). Ai lidhet me iniciativën për te mbështetur krijimin e Organizatës se Marketingut dhe ndërtimin e kapaciteteve të saj per organizimin e prodhuesve, promovimin dhe marketimin e produkteve te Parkut Kombetar te Prespes. Pjese shume e rendesishme e kesaj iniciative eshte dhe zhvillimi i markës “Produkt i Parkut Kombetar te Prespes”, si mjete për promovimin e zhvillimit në Parkun Kombëtar të Prespës në Shqipëri.


Aktivitete të tilla si prodhimi i mjaltit, kërpudhave, grumbullimi i cajit të malit dhe peshkimi janë identifikuar si aktivitetet kryesore per sigurimin e të ardhurave për shumë prej familjeve të zonës.


Në konteksin e punës së kryer për organizimin e grupeve të marketingut, janë organizuar takime me përfaqësues të grupeve të prodhuesve që veprojnë në territorin e Parkut Kombëtar të Prespës. Në përgjithësi prodhuesit kane rene dakort dhe mbështesin idenë e të qënit pjesë e një ekipi marketingu, si dhe të përdorin logon e Parkut Kombëtar të Prespës. Sigurisht kjo do te jete nje sfide e cila do te kerkoje perfshirjen, kontributin dhe bashkepunimin e te gjithe te interesuarve, por kryesisht te prodhuesve.