info@prespanationalpark.gov.al

Macja e egër (Felis sylvestris) fotografohet për herë të parë në Parkun Kombëtar të Prespës!

|Komentet Janë C'aktivizuar

(Gorica e Vogel/Korca) Cdy00013Një studim për monitorimin e jetës së egër zbuloi për herë të parë me anë të fotografimit macen e egër (Felis silvestris) dhe vërtetoi praninë e saj në Park. Macja e egër është fotografuar në shumë  kamera duke dhënë arsye për të menduar se ekziston një popullatë vitale e saj ne Park.

Për këtë, më shumë punë kërkimore është e nevojshme për të vlerësuar madhësinë e popullatës dhe shpërndarjen e saj. Në pyjet dhe kullotat e  Parkut Kombëtar të Prespës janë instaluar 11 kamera kurth për monitorimin e jetës së egër. Distanca midis kamerave ka qenë përafërisht 1.5 km.

Studimi ka grumbulluar rezultate të mira me një numër të madh dhe të ndryshëm fotografish të specieve të jetës së egër  ndër të tjera përveç Felis silvestris, edhe Martens foina (Kunadhja), Meles meles (Baldosa), Vulpes vulpes (Dhelpra), Susscrofa (Derri i egër), Lepus europaeus (Lepuri i egër), Canis lupus (Ujku), Ursus arctos (Ariu), Capreoluscapreolus (Kaprolli) etj. Për më tepër, edhe pse Rrëqebulli i Ballkanit nuk është fotografuar deri më tani, prania e presë së tij siç është kaprolli, ariu i murrmë, dhelpra e egër dhe kunadhja, ngrejnë hipotezën se është vetëm çështje kohe deri sa rrëqebulli të shfaqet, duke qenë se këto kafshë janë pjesë e rëndësishme e dietës së tij. Prania e presë së Rrëqebullit të Ballkanit shërben si një indicator i rikthimit të Rrëqebullit të Ballkanit në këtë zonë në një të ardhme të afërt.

Studimi i monitorimit ekstensiv me kamera kurth u realizua nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), në bashkëpunim me Administratën e Parkut Kombëtar dhe me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit në Shqipëri dhe KfW në Gjermani.

Përgatitur nga :
Bledi Hoxha
Kërkues Shkencor, PPNEA