Përjetoni dhe mësoni më tepër rreth trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Parkut Kombëtar të Prespës nëpërmjet rrugëtimit dhe udhëheqjes së liçensuar të guidave të natyrës së Parkut Kombëtar Prespë.
Një grup prej 15 guida të natyrës ofron edukim natyror dhe intepretim të kulturës, dhe shërbime udhërrëfyese për vizitorët e Parkut Kombëtar të Prespës. Të gjithë ata janë zonja dhe zotërinj, banorë të Prespës, të cilëve i është ofruar një program i përshtatshëm trajnues që konsiderohet unik për Shqipërinë në fushën përkatëse, lidhur me gjithëpërfshirjen dhe intensitetin e tij. Ky program trajnimi, sipas standarteve ndërkombëtare, ka qenë pjesë e projektit ‘’Rezerva Biosferë Ndërkufitare Prespë-Mbështetje për Parkun Kombëtar Prespë në Shqipëri’’, i financuar nga Banka për Zhvillim KfW, në emër të Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, për Ministrinë e Mjedisit në Shqipëri.
Pasi kaluan provimin, 15 guidat janë liçensuar zyrtarisht si Guida Natyrore të Parkut Kombëtar.
Më poshtë mund të mësoni më tepër për secilin individ.